Kryetari i Ballit Kombëtar në SPAK/ Roshi: Sqarova për punime të bëra nga bashkia Sarandë

Kryetari i partisë balli kombëtar demokrat është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK ku qëndroi për rreth 2 orë e 20 minuta.

Pas dëshmisë shprehet se ka dhënë sqarime për punime që sipas tij nuk i ka bërë vetë.

Roshi: Ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me probleme të hershëm me një pretendimi të një ndërtimi të jashtëligjshëm dhe me blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time, në rrugën e cila u ndërtua me lejen e bashkisë Sarandë.

Ky është rasti i dytë kur Roshi përballet me drejtësinë, por deklaron se problematika ka lindur nga i njëjti person.

Roshi: Po i njëjti person ka bërë kallëzim ,aso kohe në shpifje dhe fyerje. Ishte imagjinata e tij se do të bëja ndërtim.

Sa i përket procedurave të ndjekura nga prokuroria e posaçme Artur Roshi shton se nuk beson të jetë person nën hetim.

Roshi: Nuk e besoj se jam nën hetim.