Opozita do të bllokojë akset kryesore të vendit, Berisha për mosbindjen civile: Ftoj shqiptarët të na bashkohen në 3 orët kundër regjimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 12:40
Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar. Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve.