"Duhet të jeni aktivë..." Peleshi mbledh socialistët, ja porositë dha për deputetët e mazhorancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 11:22
Ka përfunduar pak minuta më parë edhe mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, e drejtuar nga kryetari i grupit socialist Niko Peleshi.
Mësohet se diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv.
Po ashtu nga brenda mbledhjet mësohet se Peleshi kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët.
Sipas agjendës, më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 Dhjetor për votim në Parlament.
Po ashtu, kryeministri Rama do të vijojë edhe me turin e diasporës, më 3 Nëntor në Selanik dhe më 24 Nëntor në Londër.
