Vlerësim i UEFA-s: Vinicius, lojtari më i mirë i ditës së tretë të Champions League...
Braziliani Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, është shpallur lojtari më i mirë i ditës së tretë të Champions League nga faqja zyrtare e UEFA-s, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren ndaj Borussia Dortmundit (5-2).
Vinicius përfundoi një pjesë të dytë të shkëlqyer në të cilën, me tre gola dhe lojën e tij madhështore, ishte vendimtar në rikthimin e skuadrës së drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti, i cili humbiste 0-2 në pjesën e parë.
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) dhe Karim Adeyemi (Borussia Dortmund) ishin lojtarët më të mirë të ditës së parë dhe të dytë.
Vinicius ka kaluar bashkëkombasin e tij Raphinha, një sulmues i Barcelonës, i cili gjithashtu shënoi tre gola në fitoren e ekipit të tij kundër Bayern Munich (4-1), ai ka lënë pas gjithashtu edhe japonezin Takumi Minamino (Monaco) dhe holandezin Tijjani Reijnders (Milan) në zgjedhje.
