Muller tregohet i sinqertë: Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një disfate si kjo me Barcelonën
Thomas Müller, sulmuesi veteran i Bayern Munchen, në një intervistë dhënë për mediat gjermane ka analizuar humbjen e rëndë ndaj Barcelonës, e cila e lë ekipin e tij me tri pikë në renditjen aktuale të Champions League, pas tri ndeshjesh.
“Nuk është një ndjenjë e mirë. Shkuam për të fituar në fushën e Barcelonës, por humbëm 4-1.
Ndoshta na mungoi vetëbesimi në fund për shkak të rezultatit dhe mënyrës se si luajtëm.
Është e qartë se Barcelona nuk kishte më shumë momente shënimi se ne, por ato që krijoi i finalizoi thuajse 100%.
Dukej sikur kishim pak besim, sepse nuk sulmonim ashtu siç dëshironim.
Nuk kishim zotërimin dhe kontrollin që kërkonim të topit dhe lojës. Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një disfate të rëndë si kjo.
Nëse i sheh shifrat dhe lojën e zhvilluar, rezultati duket paksa i padrejtë”, tha Muller.
