VIDEO/ I shënoi gol Atletiko Madridit, Edon Zhegrova feston me plis dhe flamurin shqiptar

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1-3 të Lilës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen. Ylli shqiptar i Kosovës, shihen në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga klubi i Lilës në faqen zyrtare, në dhomat e zhveshjes shikohet edhe flamuri shqiptar, teksa edhe shokët e skuadrës së Zhegrovës nuk ngurojnë të bëjnë shqiponjën!

GOLI I ZHEGROVES

 

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela. Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren Lilës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LOSC (@losclive)