Superliga/ Tirana i bie cep më cep Shqipërisë, pas derbit në Vlorë FSHF e çon në…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 20:35
Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.
Bardheblutë të mbetur pa stadium për shkak të situatës të impiantit “Selman Stërmasi” si dhe mbylljes së dyerve për klubet shqiptare të atij ”Air Albania”, detyrohet të shëtisë nga një cep në tjetrin të vendit tonë, ku të gjejë një stadium bosh për të luajtur.
Nëse në fundjavë priti derbin në Vlorë, tashmë FSHF ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës si pritëse të skuadrës bardheblu në Korçë. Qyteti juglindor do të jetë ai që do të presë ndeshjen e skuadrës kryeqytetase me Laçin.

