Champions League/ Leverkuseni ndan pikët me Brestin, Atalanta ngec ndaj Celtic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 21:43
Bayer Leverkuseni ndalet në barazim 1-1 në fushën e Brestit, në raundin e tretë të Champions League.
Kampionët e Gjermanisë, edhe pse shënuan të parët, nuk ia dolën të merrnin pikët maksimale, pasi vendësit ia dolën të barazonin.
Të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para, duke u renditur në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.
Mbyllet në barazim pa gola sfida tjetër e orës 18:45 mes Atalantës dhe Celticut të luajtur në Bergamo.
