Shkodër/ Kultivim dhe shitje kanabisi, arrestohen 4 persona, mes tyre edhe ''koka'' e grupit (EMRAT)
Katër persona janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Rrethinat”.
Në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me kanabis me vete dhe në automjet, policia arrestoi të katër shtetasit, të cilët janë banues në Shkodër.
Në pranga kanë rënë shtetasit Pajtim Lame 41 vjeç; Bajram Bajrami 23 vjeç; Dod Kunoraj 40 vjeç; dhe Ndue Lala 43 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar "Rrethinat".
Të implikuar si grup, në kultivim, prodhim dhe shitje në doza të Cannabisit, arrestohen në flagrancë 4 shtetas (mes tyre, organizatori i grupit).
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, automjeti tip “Mitsubishi” me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularët e tyre.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar "Rrethinat".
Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me vete dhe në automjet, shtetasit N. L., 43 vjeç, P. L., 41 vjeç, B. B., 23 vjeç dhe D. K., 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së Cannabisit. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi N. L. pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshm.
