Rrëfimi “maratonë” i vëllait të Jani Prengës para gjykatës/ Ndrek Prenga: Gentian Docaj më kërkoi të flisnim në Sky, në një herë folëm edhe me ...

Ne seancën maratonë të marrjes në pyetje Ndrek Prenga ka treguar për bisedat që ai vetë ka kryer me persona që, sipas tij, janë përgjegjës për rrëmbimin e vëllait të tij Jani Prenga.

Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj ka zbardhur detaje të tjera nga dëshmia e Ndrek Prengës të dhënë para treshes gjykuese dhe dy prokurorëve të çështjes.

Në dëshminë e tij Ndrek Prenga ka treguar se telefonin që ka komunikuar me personat përgjegjës, sipas tij, e ka mbajtur për 13 ditë.

Madje gjatë bisedave që ai ka kryer me shtetasin Gentian Docaj alias Funiqi ky i fundit i ka kërkuar që komunikimin ta vijonin në aplikacionin “Sky Ecc”.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prëngës kjo gjë ishte e pamundur për të pasi ai ndodhej i izoluar në burg në Londër dhe po kryente dënimin me 4 vite burg.

Pasi e ka pasur vështirë sigurimin e një telefoni “SkyEcc”, Prenga ka rrëfyer se biseda ka vijuar në aplikacionin “Whatsapp”.

Madje ai tregon se në këtë aplikacion ai u fut në grup me disa persona të tjerë, por që sipas tij nuk e dinte konkretisht se kush ishin, por që temë bisedash ishin pikërisht mënyra se si do të lironin ngarkesën me qëllim lirimin e pengut.

Sipas Ndrek Prengës numrat që kanë kontaktuar me të kanë qenë me prefikse të huaja, e ndërsa tregon se në një rast ai ka folur me kamera me shtetasin Gentian Docaj, duke përshkruar para gjykatës edhe tiparet e tij.

Tre vëllezërit e Jani Prengës jetojnë në shtetin britanik dhe janë të pajisur me dokumentet e nevojshme.

Anton Prenga, vëllai tjetër do të dëshmojë para prokurorisë së posaçme.

DËSHMIA E VËLLAIT TË JAN PRENGËS NË GJYKATË