Epidemiologia Daja: Ka dy javë që ka filluar fushata e vaksinimit ndaj gripit sezonal, të parët që po vaksinohen janë mjekët

Epidemiologia, Rovena Daja në një intervistë në Ora News u shpreh se ka dy javë që ka filluar fushata e vaksinimit ndaj gripit sezonal dhe se janë shpërndarë 280 mijë doza.

Daja: Ka dy javë që ka filluar fushata e vaksinimit ndaj gripit sezonal.

Janë shpërndarë 280 mijë doza dhe personat të cilët janë në risk kanë filluar të vaksinohen.

Të parët që po vaksinohen janë personeli shëndetësor sepse ata janë në kontakt me pacientët dhe normalisht janë të parët që duhet të mbrohet që të mos e kalojnë dhe gripin dhe të jenë në gjendje për të punuar.

Ndërkohë dhe për të mbrojtur familjarët e tyre dhe të gjithë pacientët me të cilët kanë kontakt.

Grupet e tjera në bazë të cilët kanë filluar edhe ata të vaksinohen janë personat mbi 65-vjeç, persona me probleme të imunitetit, edhe fëmijë nga mosha 6 muaj deri në 12 vjeç.

Janë shpërndarë 280 mijë doza dhe 90 mijë doza janë harxhuar që në dy javët e para.