Ideja e një shteti Bektashi, ja si e komenton Ahmed Kalaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 09:52
Ideja e një shteti Bektashi në Shqipëri, krjioi debate të forta në opinionin publik. Këtij diskutimi nuk kishte si t’i shpëtonte as imami i njohur, Ahmed Kalaja.
I ftuar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, imami Kalaja ka komentuar idenë e krijimit të një shteti Bektashi, të cilën e ka cilësuar jo normale.
Pjesë nga biseda:
Bogdo: Çfarë mendon për shtetin Bektashi?
Kalaja: Unë jam me të gjithë faktorët, të cilët kanë thënë që kjo nuk është normale dhe nuk duhet të funksionojë. Është e paqartë situata, mënyra se si u tha, mënyra se si u soll. Neve si KMSH nuk na bëjnë aspak komod për të dhënë OK. Deklarata e KMSH ka qenë e qartë.

