Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 15:09
Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në pyllin e fshatit Mjekës.
Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes.
