EMRI/ Me armë në makinë, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari në Vlorë
Një 44-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, Hasan Hasanaj, u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.
Pas kontrolleve u sekuestrua arma e zjarrit automatik.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Vijon puna bazuar në inteligjencën policore dhe kontrolleve intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 23”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
