Shtohen virozat/ Mandri: Numër i lartë vizitash tek fëmijët, laringitet karkateristikë e ndryshimit të temperaturave

I ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ishte pediatri Bektash Mandri, për të folur për virozat e stinës dhe se si është situata tek fëmijët.

"Që nga fillimi i shtatorit, me luhatjen e temperaturave, u shtuan rastet që paraqiten në ambientet tona për vizitë. Nuk është se ka qenë një fluks i madh, por referuar gushtit të paktën ka qenë dyfish më i lartë numri i vizitave.

Fluksin më të madh e kanë pasur grupmoshat nga 1 deri në 7 vjeç. Kryesisht nxënësit e shkollave, fëmijët e kopshteve, çerdheve, menjëherë sapo u hapën ambientet ose sistemet komunitare menjëherë filloi dhe ndryshimi.

Nuk ishte nga hapja e shkollave, por nga ndryshimi i temperaturave. Laringitet karkateristikë e ndryshimit të temperaturave", tha Mandri.

INTERVISTA ME MJEKUN BEKTASH MANDRI