EMRI/ E dënuar me burg për shfrytëzim pros*titucioni, arrestohet 45-vjeçarja

Një 45-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohet për veprën penale shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjen e lokaleve për prostuticion.

Bëhet fjalë për Yllka Nuraj nga fshati Ruzhdije. Fillimisht ajo u arrestua në vitin 2022 dhe pastaj u la e lirë, ndërsa Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”, njofton policia.