Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Përplaset nga automjeti 74-vjeçari që lëvizte me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 19:59
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës.
I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
