PAMJET/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Disa aksidente brenda pak orësh, plagoset një shofere

Disa aksidente kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit, teksa një shofere ka mbetur e dëmtuar.

U raportua se dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në zonën e Shkozës në kryeqytet, teksa dy makina kanë dalë nga rruga në të njëjtin vend dhe kanë përfunduar në pjesën anësore të saj.

PAMJET/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Disa aksidente brenda

Sipas JOQ, njëri nga aksidentet ishte veçanërisht i rrezikshëm, pasi një makinë përfundoi duke “fluturuar në ajër” përpara se të binte, fatmirësisht, në bordurën pranë lumit Lana, dhe jo brenda saj. “Nuk e di, por në këtë aksidentin e fundit isha përqendruar me sy tek makina kur e pashë duke fluturuar në ajër,” shkruan dëshmitari.

PAMJET/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Disa aksidente brenda

Fatmirësisht, shoferja e përfshirë në aksident ishte e vetme në makinë dhe u transportua menjëherë për në spital nga një ambulancë që mbërriti në vendngjarje. Kalimtarët u mobilizuan për të ndihmuar të aksidentuarën, duke shmangur përkeqësimin e situatës.

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur në zonën e Astrit, teksa një ‘Range Rover” është përmbysur.

PAMJET/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Disa aksidente brenda

Gjithashtu nuk raportohet për të plagosur, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.