Lita: Konfereca Ndërqeveritare, BE hapi negociatat me Shqipërinë, një hap i rëndësishëm sepse...
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ishte analisti Lavdrim Lita, për të folur për zhvillimet më të rëndësishme politike të kësaj jave.
"Shqipëria prodhon shumë lajme por shumë pak lajme të mira. Lajmi i çeljes së negociatave është një lajm i mirë sepse e prisnim prej 10 vitesh. Janë hapur disa herë shampanja, janë dekoruar Ambasadorë, Komisioner dhe Funksionarë të Bashkimit Europian me medalje prej vitesh dhe në fund konferenca ndërqeveritare e BE-së hapi kapitujt e parë të negocimit me Shqipërinë që do të thotë se brenda vjeshtës në vendin tonë do të vijnë Funksionarë dhe Zyrtarë burokrat të Bashkimit Europian të cilët do të instalohen brenda administratës sonë për të verifikuar legjistlacionin, rregulloret, pra gjithçka që ka të bëj me aktet", tha Lita.
