“Parku Natyror “Drilon Tushemisht”, tërësisht i rilindur”, Rama publikon pamjet

Pogradecit i është shtuar një tjetër pikë tërheqëse për vizitorët, Parku Drilon-Tushemisht.

Gjelbërimi dhe shpendët shihen kudo.

Në inagurimin e këtij ekoparku, Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, e cilësoi një gur të çmuar të qytetit liqenor.

Madje shtoi se interesi i vizitorëve është shtuar.

Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një perlë natyrore dhe mënyrën më të mirë për turizëm të qëndrueshëm.

“Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.