“Tetori Rozë”, Koçiu me gratë e Forcave të Armatosura: Parandalimi, çelësi për shëndet më të mirë
Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte në Vlorë, ku me vajzat e gratë e Forcave të Armatosura në Bunavi, iu bashkuan thirrjes për rëndësinë e kontrolleve periodike për shëndetin e gjirit.
Ministrja theksoi se ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë çelësi për shëndet më të mirë.
“Mirëmëngjesi nga Vlora me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura në Bunavi, të cilat në kuadër të Tetorit Rozë iu bashkuan thirrjes për rëndësinë e kontrolleve periodike për shëndetin e gjirit. Ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë çelësi për shëndet më të mirë”- shkruan ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
Nën moton “Ia vlen të jetosh”, vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura në Bunavi, thanë se mamografia është e rëndësishme për shëndetin e grave.
“Mamografia është shumë e rëndësishme për ne gratë, ndaj kryej kontrolle peridoike. Mos neglizho, ia vlen të jetosh!”- u shpreh një prej tyre.
“Çdo vajzë mund të bëjë kontrollin e gjirit, ta parandalosh është më mirë sesa ta kurosh! Ia vlen të jetosh”- tha një tjetër.
“Një herë në vit merr 5 minuta kohë nga jeta jote, kontrollohu! Ia vlen të jetosh’- tha një nga vajzat e Forcave të Armatosura në Bunavi.
Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.
