Një nënë në betejë/ Rruga e vështirë e Merita Terziut me vajzën me autizëm

Merita Terziu po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Ajo është një nënë e re, por sfida që përballon është më e madhe se e kishte imagjinuar.

Vajza e saj, 7-vjeçarja Jeta, është diagnostikuar me autizëm dhe çdo ditë është një betejë.

Mes trishtimit tregon për vuajtjet e saj, ndërsa lotët shpesh i ndalojnë fjalët.

Mungesa e trajtimit të duhur mjekësor bën që 7-vjeçarja të bëhet agresive të humbasë kontrollin.

34-vjeçarja i qëndron pran çdo ditë për ta ndihmuar në momentet e vështira. Por shpesh përpjekjet janë të pamjaftueshme.

Rruga është e gjatë dhe e vështirë por thotë se do të luftojë deri në fund.

Shpreson se dikujt mbështetja e duhur e shqiptarëve do të vijë.

Dëshira më e madhe e saj është që Jeta të ketë mundësi për tu zhvilluar aftësi.