''Përfaqësimi i drejtë'' trazon RMV-në/ Neziri: Një ligj i tillë po punohet nga ministra shqiptarë, s'dihet si do mbushet hendeku i krijuar
Analisti i Institutit Bric në RMV, Xhelal Neziri në një intervistë në Ora News u shpreh se një propozim ligji për ‘’Përfaqësim të drejtë’’ po punohet nga ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Neziri: Janë partitë shqiptarë ato që kanë paralajmëruar që një ligj i tillë është duke u punuar.
Është duke u punuar nga ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Por që duket se nuk ka një mbështetje të tërësishme nga partnerë të tjerë të koalicionit.
VMRO-DPMNE në disa raste ka thënë që do ta shohim se për çfarë ligji bëhet fjalë, por që deri më tani nuk ka diçka konkrete që do të mund të ishte në formën e propozim ligji mbi të cilën do të shohim se çfarë zgjidhjesh ofrohen për të zëvendësuar atë që deri dje ishte një formulë apo një mekanizëm për të siguruar përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike ose shqiptarëve etnikë më konkretisht në administratën publike.
Pra nuk dihet se me çfarë do të përmbushet ky hendek i krijuar me shfuqizmin e balancuesit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që punësimet e reja vazhdojnë të bëhen pa ndonjë mekanizëm të qartë që do të siguronte realizimin e oblikimit Kushtetues për përfaqësim të drejtë.
