Milo: Tkurret prodhimi në industri dhe energjisë, ja çfarë po ndodh

Sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo deklaroi se nga të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2024 mbi indekset e aktiviteteve kryesore të sektorëve prodhues të të mirave materiale rezulton një tkurrje e prodhimit në sektorin e industrisë, në industrinë nxjerrëse, në industrisë përpunuese dhe në sektorin e prodhimit të energjisë.

DEKLARATA E PROF. PETRAQ MILOS

Nga te dhenat e publikuara nga INSTAT per tremujorin e dyte te vitit 2024 mbi indekset e aktiviteteve kryesore te sektoreve prodhues te te mirave materiale rezulton se:

INDEKSI I VOLUMIT TE PRODHIMIT 

Indeksi i volumit te prodhimit eshte treguesi me i rendesishem i aktivitetit prodhues.

Te dhenat tregojne nje tkurrje te prodhimit ne sektorin e industrise, ne industrise nxejerrese, ne industrise perpunuese, dhe ne sektorin e prodhimit te energjise

Vetem ne dy sektore ka rritje te volumit te prodhimit, konkretisht ne prodhimin dhe furnizimin me uje dhe ne sektorin e ndertimit.

Indeksi i volumit te prodhimit ne industri ka nje renie ne -5.0%, ne industribe nxjerrese ne -9.6%,

Ne industrine perpunues ne -3.1% dh ne prodhimin e energjise elektrike ne -12.4%

Ndersa volumi i prodhimit ne ndertim eshte rritur ne 14.5%, dhe ne prodhimin dhe furnizimit me uje ne +9.4%

INDEKSI I SHITJEVE TE PRODHIMIT

Indeksi i shitjeve tregon te njejten tendence si dhe indeksi i volumit te prodhimit.

Indeksi i shitjeve tregon nje renie ne sektorin e industrise ne -4.2% dhe ne industrine nxjerrese nje renie te theksuar ne -9.6%

Ne industrine perpunuese shitjet kane renie ne -3.1%, dhe ne sektorin e energjise renia e shitjeve ka rezultuar ne -12.4%.

Shitjet ne furnizimin me uje kane treguar rritje ne ne 9.4%.

Dhe ne sektorin e ndertimit shitjet kane  treguar nje rritje te larte ne 14.5%

Renia e volumit te prodhimit si dhe volumit te shitjeve eshte reflektuar ne perkeqesimin e treguesve te tregtise te mallrave

Nje renie te larte kane regjistruar volumi i eksporteve ne tremujorin e dyte te vitit 2024

Eksportet kane nje nga 234 miliard leke ne tremujorin e dyte te vitit 2023 ne 199 miliard leke ne tremujorin e dyte te vitit 2024, ose nje renie ne rreth 15%

Nderkohe volumi i importeve ne tremujorin e dyte te vitit 2024 eshte pothuajse i njejte me volumin ne tremujorin e dyte te vitit 2023

Si rezultat kjo ka sjelle perkeqesimin e bilancit tregtar, nga nje bilan negativ ne – 204 miliard leke ne tremujorin e dyte te vitit 2023, ne nje bilanc negativ me te thelluar ne -241 miliard leke ne vitin 2024

Njekohesisht perqindja e mbulimit te importeve me eksportet eshte perkeqesuar nga 54% ne vitin 2023 ne 45% ne vitin 2024

Treguesit e volumit te prodhimit dhe te shitjeve tregojne se sektoret te prodhimit te te mirave materiale jetike per ekonomine e vendit dhe punesimin kane treguar nje recesion ne tremujorin e dyte te vitit 2024

Treguesit negativ te volumit te prodhimit dhe te shitjeve dhe vecanersisht ne industrine nxjerrese, perpunuese dhe te energjise kane ndikuar drejt per drejte ne uljen e eksporteve

Nje fakt vazhdon te jete evident ai i vartesise pothuajse totale te ekonomise se vendit nga sektori i ndertimit gje qe do te rezikoje ne qendrueshmerine e ekonomise ne vitet e ardheshme