Flick mund të buzëqeshë, Lewandowski, Yamal dhe Dani Olmo bashkohen me grupin…
Hansi Flick mund të buzëqeshë. Barcelona është rikthyer në fushë mëngjesin e të enjtes për një seancë stërvitore në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Sevillas që do të hapë një triptik ndeshjesh jo të këqija.
Përveç ndeshjes kundër andaluzianëve, do të ketë më pas ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe ‘El Clasico’ kundër Real Madridit të shtunën më 26 tetor.
Lajmet e mira vijnë nga infermieria, pasi Robert Lewandowski , Lamine Yamal dhe Dani Olmo u stërvitën së bashku me grupin.
Gjendja e Lewandowski dhe Yamal
Sulmuesi polak, teksa luante për kombëtaren e vendit të tij, u desh të largohej nga fusha vetëm gjysmë ore pas hyrjes në fushë. Tashmë në stol për shkak të shqetësimit, në minutat në të cilat ai luajti, sulmuesi pësoi një goditje në gjurin e djathtë ndaj Livakoviçit dhe u detyrua të rikthehej në dhomat e zhveshjes.
Ndërsa yllit spanjoll, Lamine Yamal iu desh të ngrinte flamurin e bardhë për shkak të mbingarkesës në kofshën e majtë, duke u kthyer kështu nga kombëtarja.
Si është Dani Olmo?
Sa për Dani Olmo, ai priste të bashkohej me shokët e tij. Lojtari në fakt është rikuperuar nga dëmtimi në këmbën e djathtë i pësuar në ndeshjen kundër Girona më 15 shtator. Ai tani është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Barçës.
