Flick merr lajmin e mirë, rikthehen nga dëmtimet tre lojtarë shumë të rëndësishëm

Hansi Flick mund të buzëqeshë.

Barcelona është rikthyer në fushë mëngjesin e sotëm për një seancë stërvitore në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Sevillas, që do të hapë një cikël ndeshjes të një shkalle të lartë vështirësie.

Përveç ndeshjes kundër andaluzianëve, do të ketë atë kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon kundër Realit të Madridit, të shtunën, më 26 tetor.

Lajmi i mirë vjen nga infermieria, pasi Robert Leëandoëski, Lamine Yamal dhe Dani Olmo u stërvitën sot së bashku me grupin.

Një lajm shumë i rëndësishëm për trajnerin Hansi Flick, i cili do të ketë mundësi zgjedhjeje dhe rotacioni në këto takime shumë të vështira.

Sa i përket Dani Olmos, ai priste t'u bashkohej shokëve të skuadrës pasi është rikuperuar nga dëmtimi i bicepsit femoral të këmbës së djathtë të pësuar në ndeshjen kundër Gironas, më 15 shtator.