Luis Enrique, do të drejtojë PSG-n deri në vitin 2025!

Luis Enrique mori trashëgiminë e Christophe Galtier si trajner i Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025. Me mbërritjen e tij filloi një projekt i ri, i fokusuar më shumë te kolektivi sesa te lojtarët “yje": kështu, klubi hoqi qafe disa emra të rëndësishëm si Neymar, Lionel Messi dhe Marco Verratti, për t'u lënë vend lojtarëve që ishin më të përshtatshëm me filozofinë e trajnerit asturian, të rinj dhe të vjetër.

Në fund të sezonit të tij të parë, ish-trajneri i Spanjës fitoi të tre trofetë kombëtarë (Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions) dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, i mposhtur nga Borussia e Dortmundit.

Rezultate të shkëlqyera të marra me një ekip në rindërtim, gjë që forcoi besimin e drejtuesve tek ai. Për këtë arsye, PSG ka vendosur t'i ofrojë rinovimin e kontratës. Sipas informacioneve të RMC Sport, “martesa” mes Luis Enriques dhe PSG-së do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027: ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës tashmë ka nënshkruar rinovimin.

Me të do të qëndrojë edhe Luis Campos, pavarësisht zërave që e çonin te Monaco. Prandaj, dyshja do të vazhdojë të punojë krah për krah, së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi, për t'i mundësuar arritjen e objektivave të tjerë.