Zhegrova lë pas Viniciusin dhe Musialën, UEFA vlerëson sulmuesin kosovar

Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me Lille, në Francë dhe Europë.

Sulmuesi shqiptar ka spikatur në Champions League, aty ku me driblimet e tij në dy ndeshjet e para të fazës së ligës është i pari në listë.

Zhegrova ka lënë pas yje si Vinicius i Real Madrid apo Musiala i Bayern Munchen.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është në kuotën e 17 driblimeve, si askush tjetër në kompeticionin më të madh për klube në botë.

Vinicius, ai që mendohet se do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, ka realizuar deri tani 14 driblime.

Ja renditja e shtatë dribluesve më të mirë në Champions League:

Zhegrova lë pas Viniciusin dhe Musialën, UEFA vlerëson sulmuesin