Strategjia për turizmin, parashikohet vendosja e taksës së sheshtë
Në strategjinë për turizmin parashikohet vendosja e një sistemi të ri taksimi për të gjithë rastet e dhomave të dhëna me qira.
Në këtë fushë do të përfshihen edhe ato që jepen me pak netë qëndrimi për pushuesit, ndërsa si bazë e të dhënave do të shërbejnë platformat si booking apo të tjera.
Madje në analizë është saktësuar se në to rreth 90 për qind e rasteve janë pikërisht me qira afatshkurtë.
Në dokument shfaqen tre skenarë taksimi
Së pari në taksën fjetjes lloagria do të jetë totali i netë qëndrimeve shumëzuar për dy euro.
E dyta mbetet numri i shtrërve të vëna në dispozicion shumëzuar me 20
Dhe së treti numri i strërve shumësuar me 50 euro.
Megjithatë këto janë propozime të vendosura në strategjinë e publikuar tashmë për konsultim publik.
Parashikimet janë që deri në vitin 2030 të ketë rritje të ndjeshme të hoteleve por dhe hosteleve apo kategori të tjera.
Të ardhurat parashikohet qe nga 21.63 mln euro të shkojnë arrijë në 70.5 mln euro
Ne dokument thuhet se nga aplikimi i takses se sheshte deri ne vitin 2030 të mblidhen rreth 14.8 mln euro.
Sipas draftit reformat ne sistemin e taksimit ishte e domosdoshme pasi operatoret e strukturave akomoduese afatshkurter te cilet nuk jane objekt i taksimit.
