Ligj për jetëgjatësinë e pallateve/ Shkreli: Do të ketë garanci për banorët. Duhen masa për riciklimin e mbetjeve në ndërtim

Akademia e Shkencave ka ngritur shqetësimin për mungesën e një ligji dhe studimi për jetëgjatësinë e pallateve në vend. Në takimin e posaçëm u tërhoq vërejtje edhe për riciklimin e mbetjeve të ndërtimit çka shkakton një ndotje të lartë në mjedis

Ndonëse pas viteve 1991 ka një “bum” gjithnjë e në rritje të ndërtimeve, së fundi edhe shumëkatëshe, ende në Shqipëri nuk ka një studim për jetëgjatësinë.

Konkluzioni ka dalë në një takim të Akademisë së Shkencave, ku Artan Shkreli kërkon përcaktime ligjore.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit thekson domosdoshmërinë e riciklimit nga mbetjet në mjedis.

Shembull dha edhe tërmetin e vitit 2019-ës.

Pjesëmarrësit vlerësuan si të rëndësishme marrjen e masave për të pakësuar ndikimin e mbetjeve në mjedis, mase e cila është prioritet edhe nga Bashkimi Evropian.