Rama publikon videon: Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 08:19
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin për fillimin e punimeve për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Rama ka publikuar dhe një video nga puna, teksa shkruan se ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë - Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë
