Shqipëria në SEPA në muajt e ardhshëm. Sejko: Përmbushëm standardet e larta në sistemin e pagesave

Shqipëria pritet të bëhet pjesë e sistemit unik të BE-së të pagesave ndër-bankare në euro, të quajtur SEPA, në muajt e ardhshëm.

Detajet u bënë të ditura pas takimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave në Bruksel.

Në deklaratën e institucionit qendror financiar të Shqipërisë thuhet se në bisedë u vlerësua se nga ky anëtarësim konsumatorëve dhe bizneseve shqiptare do t’u kursehen 20 milionë euro vetëm në vitin e parë.

Guvernatori Gent Sejko: “Pjesëmarrja në SEPA është një nga shtyllat e Planit të Rritjes të hartuar nga Komisioni i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe një objektiv afatgjatë për Bankën e Shqipërisë dhe vendin tonë. Prandaj, Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë standardet e larta të vendosura nga SEPA për sa i përket efikasitetit dhe sigurisë së pagesave”.

Shqipëria në SEPA në muajt e ardhshëm. Sejko:

Pritet që në janar në SEPA të bëhet pjesë Mali i Zi e menjëherë më pas Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.