BE HAP “THESIN” NË NËNTOR/ Varheley: Janë 6 miliardë euro, vendet e Ballkanit të sjellin skicat
Nga muaji i ardhshëm be do të nisë shpërndarjen e fondit prej 6 miliardë eurosh. Buxheti do të duhet të shpenzohet brenda tre vitesh, por për këtë vendet e Ballkanit duhet të paraqesin projekt-idetë. Tashmë Shqipëria duket se veç negociatave do të ketë edhe mbështetje për rritjen ekonomike
Paralelisht me plotësimin e detyrave të zbatimit të ligjit dhe demokracisë, Shqipëria duhet të paraqesë projektet për të përfituar financime.
Komisioneri për zgjerimin thekson se afati i shpenzimit të buxhetit për zhvillimin ekonomik të rajonit do të jetë tre vite
“Janë 6 mld euro fonde që janë caktuar për këtë plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të marrim. Na duhet të kemi një agjendë reformash për secilin prej tyre, e cila ofron një skicë të asaj që duhet të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare. Në thelb deri në fund të 2027.”, theksoi Varheley.
Infrastruktura, ndërlidhshmëria, energjia dhe sistemet mjedisore do jenë fushat e mbështetjes financiare, por paratë mund të nisen shpejt
“Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme”, u shpreh Varheley.
Madje, Varheley shton se tashmë ndihma për frymë që i jepet Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë më ata që tashmë janë në BE.
Ky plan sipas Varheley nuk mund të sjellë justifikime nga vendet e Ballkanit Perëndimor për mosplotësimin e reformave.
“Ne do të kemi një intensitet ndihme që përkon me atë të kuadrit të kohezionit për shtetet anëtare, që do të thotë 90% të ndihmës që marrin ata për frymë, do ta marri edhe Ballkani Perëndimor. Kjo nënkupton që pas kësaj, nuk do të ketë asnjë justifikim pos të qenit gati për tu bërë anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Në konferencë u theksua mbështetja e dhënë për Shqipërinë si rasti i “by pasit” të Vlorës. Por shton se nga 7 miliardë euro për nevojat në Ballkan mund të nxiten deri në 20 miliardë euro investime.


