Tedi Blushi risjell VIDEON e përplasjes me Adriatik Lapajn: Shiheni deri në fund dhe gjykojeni vetë!
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përplasur ashpër pak ditë më parë në studion e emisionit ‘Open’ në News 24.
Blushi ka risjellë përmes rrjeteve sociale një pjesë të këtij debati.
"Shiheni deri në fund dhe gjykojeni vetë!", shprehet Blushi.
“Përpiqu të bëhesh G 99, sepse je zero 99. Nuk bëhesh dot Erion Veliaj, je një kopje e shëmtuar”, i tha Blushi, Lapajt.
Ndërsa ky i fundit u shpreh “ti je krahu i legjendarit, unë jam njeri që kam shpërndarë fletushka”.
Në replikat mes tyre, Blushi i tha Lapajt se “unë kam zbardhur skandalin e detit, kurse ti shpërndaje fletushka për Kreshnik Spahiun”.
Në vijim të debatit, Blushi e krahasoi Lapajn me Lulzim Bashën.
“Je fiks si Luli, të gjithë të njohin vjehrrin dhe s’të njohin babain”, u shpreh Blushi, duke iu drejtuar Lapajt.
“Ti je përfaqësuesi i një partie që ka batërdisur këtë vend, je partia e 20%”, tha Lapaj duke iu drejtuar Blushit.

