Flet Kapiteni/ Ismajli: E dominuam Gjeorgjinë, mund të shënonim 2-3 gola

Kapiteni i Kombëtares ndaj Gjeorgjisë, Ardian Ismajli, bëri një ndeshje fantastike, në triumfin 0-1 që kuqezinjtë arritën në transfertë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj sfide, ai u shpreh:

“Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe 2-3 gola.

Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit. Sot e kishin ndryshuar formacionin gjeorgjianët. U futën më sulmues. I kemi neutralizuar të gjitha aksionet e tyre. Besoj që fusha e tregoi. 

Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor, i falenderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim”, deklaroi Ismajli.