Mbrojtësi gjeorgjian ndez sfidën ndaj Shqipërisë: Jemi favoritë, gati për këtë ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 16:02
Gjeorgjia kërkon maksimumin në Nations League, në përballjen e kësaj të hënë ndaj Shqipërisë. Para këtij takimi, mbrojtësi gjeorgjian, Lasha Dvali tha se skuadra e Sagnol është favorite.
“Na duhet të luajmë dy sfida në një kohë kaq pak të shkurtër. Po ashtu edhe Shqipëria ndodhet në një situatë pak a shumë të njëjtë. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të mbledhim forcat për këtë përballje.
Në ndeshjen e luajtur në Poloni na paralizoi fakti i fushës. Lloji i saj ndikoi shumë në stilin që ne paraqesim. Mendoj se ndaj Shqipërisë jemi ne favoritët”, u shpreh Dvali.
Kuqezinjtë vijnë pas një forme tepër të dobët teksa kanë koleksionuar dy humbje rresht ndërsa një disfatë e radhës do të ishte fatale.

