VIDEO/ Gjeorgji-Shqipëri, ritëm i lartë në Tbilisi, skuadrat në kërkim të golit, por pa rezultat. Nis e dyta

Po luhet prej orës 18:00 takimi Gjeorgji-Shqipëri, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të këtij edicioni, të Ligës së Kombeve.

Të dyja ekipet po dhurojnë një ritëm të lartë në minutat e para teksa rastet për shënim kanë qenë të shumta.

Takimi në Tbilisi nisi me një gjuajtje të Qazim Laçit nga distanca i cili tentoi të kapte në befasi portierin kundërshtar por Mamardashvilit tregohet i gatshëm duke pritur topin.

Në minutën e 5-të vendasin patën mundësinë e artë për të shënuar.  Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve nga e djathta, harkimi në qendër gjen Zivzivadze i cili për fat nuk ia del të gjuajë në portën kuqezi.

RASTI I GJEORGJISE – VIDEO

Më pas Shqipëria provoi të ushtrojë presin duke krijuar disa raste të rrezikshme por pa mundur të realizojë.

Vendasit rrezikojnë sërish në minutën e 11-të pasi Davitashvili shfaqet para portës dhe gjuan, duke gjetur devijimin vendimtar të Strakoshës i cili çon topin në këndore.

PRITJA E STRAKOSHES – VIDEO

Rasti më i mirë i Shqipërisë është ai i minutës së 15-të ku rrezikoi me Indrit Tucin. Asani nis Tucin në thellësi, me këtë të fundit që gjuan por gjen përgjigjen e portierit të vendasve.

RASTI I TUCIT – VIDEO