Shqipëria kërkon ndryshimin në Tbilisi, Zajmi: Diçka duhet bërë me këtë përfaqësuese. Humbja do të ishte fatale

Kombëtarja shqiptare përballet ndaj Gjeorgjisë pasditen e kësaj të hëne, ndërsa gazetari dhe analisti i Sportit, Uvil Zajmi shprehet optimist për një rezultat pozitiv të kuqezinjve në Tbilis.

I ftuar në një intervistë në emisionin “Sport Focus” në “Ora News”, Zajmi tha se formacioni i përzgjedhur është një suprizë, por që duhet tentuar ndryshimi, pasi sipas tij, në rast humbjeje sot, do të ishte fatale si për Kombëtaren, ashtu edhe për vetë teknikun Sylvinho.

“E ndoqa dhe publikimin e listës së Kombëtares, ishte një suprizë, pasi nuk mendoja që do të ishte Tuçi në formacion, por sigurisht që në kuadër të këtij takimi diçka duhet bërë me këtë përfaqësuese, nisur edhe nga loja në fushë dhe pritshmëria.


 

Sepse do të ishte fatal një tjetër zhgënjim siç ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit”, u shpreh ndër të tjera, Uvil Zajmi.

INTERVISTA E PLOTE ME GAZETARIN