VIDEO/ Kristjan Asllani i ngrin buzëqeshjen Gjeorgjisë. Shqipëria triumfon në Tbilisi

Fitore e madhe në Tbilisi! Shqipëria mposht Gjeorgjinë 0-1 në transfertë duke marrë tre pikë të arta pas humbjes ndaj Republikës Çeke 3 ditë më parë.

Kuqezinjtë e Silvinjos dolën triumfues falë golit të Kristjan Asllanit, që nguli në rrjetë një pasim të Tucit, në minutën e 48’-të, gol ky që mjaftoi për të siguruar tre pikët në një fushë shumë të vështirë si ajo e arenës “Mikheil Meskhi”.

Shqipëria pati edhe raste të tjera me Dakun, Bajramin e Tucin, por pa mundur dot të dërgonin topin në rrjetë, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me Zivzivadze, Mikautadze e Kvaratskhelia, mirëpo mbrojtja “kuqezi” ishte e pathyeshme mbrëmjen e kësaj të hëne, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar deri në fund.

Falë këtij rezultati Shqipëria ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, me po aq pikë sa Gjeorgjia e Çekia, por me një golavarazh më negativ se këto të fundit.

Dy minuta pas nisjes së pjesë së dytë, Kristjan Asllani ka zhbllokuar ndeshjen në Tbilisi ndaj Gjergjisë

Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin.

Mesfushori nuk heziton të gjuajë drejt portës dhe gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

VIDEO/ Kristjan Asllani i ngrin buzëqeshjen Gjeorgjisë. Shqipëria

Minutë pas minute:

47 - Kristjan Asllani kalon ne avantazh kuqezinjte

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

29- Gabon portieri Strakosha me një top të dhënë. Kuqezinjtë shpëtojnë me fat, topi shkon në këndore. Mikautadze nuk shfrytëzon si duhet rastin.

25- Bie disi ritmi. Ekipet qetësojnë lojën.

14- Tuci shfaqet rrezikshëm, goditja e tij pritet nga Mamardiashvilli. Minuta të mira për të besuarit e Sylvinho.

11- Strakosha thirret në apel, portieri i përgjigjet goditjes që Zuriko Davitashvili!

2- Kuqezinjtë lëshojnë sinjalet e para. Laçi tenton nga distanca.

1- Nis ndeshja.