Vrasja e Egli Progës, mbërrijnë në Gjykatën e Korçës tre dëshmitarët e ngjarjes për masën e sigurisë

Kanë mbërritur në Gjykatën e Korçës Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, 3 dëshmitarët e ngjarjes ku mbeti viktimë Egli Proga në Pogradec.

Mësohet se këta shtetas do të njihen sot me masën e sigurisë arrest në burg, e caktuar nga Gjykata e Korçës me kërkesë të prokurorisë 3 ditë më parë.

Ndryshimi i masës për tu kthyer në burg, është kërkuar nga prokurorja e re e çështjes, Dhorina Theodhori.

Sipas prokurorisë, tre dëshmitarët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Sipas organit të akuzës, Shulku, Manellari dhe Guçe kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar edhe zbardhjen e së vërtetës.