Kaosi politik në Shqipëri/ Bregu: Kemi parë aktin e parë të mosbindjes, jo të dytin dhe të tretin. Andoni: Krizat politike shkaktohen nga individët, jo partitë

Mosbindja civile e shpallur nga opozita nuk përmbush kriteret për një mosbindje reale, ndërsa krizat e njëpasnjëshme që po kalon vendi ynë ndikojnë në demokraci, mendojnë vëzhguesit politik në Tiranë.

Zylyftar Bregu dhe Ben Andoni ndajnë kënvështrime të ndryshme se si ndikon kriza e brendshme në procesin e integrimit europian të vendit tonë.

Bregu: Më duket një aksion të cilit i mungojnë dy vektorë të rëndësishëm.

I mungon qëndrueshmëria dhe vazhduemësia.

Në datën 7 ka qenë akti i parë, por nuk kemi parë aktin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Mendoj se ndikon jashtëzakonisht shumë cilësinë e demokracisë në Shqipëri për dy arsye.

E para është mungesa e fuqisë së opozitës për të realizuar qëllimet e saj pavarësisht përpjekjeve të saj dhe si pasojë e aryes së parë vijon edhe aryesja e dytë, indiferenca që mazhoranca ka ndaj aksioneve të opozitës.

Kushtet kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE është një dialog i shëndetshëm politik.

Në momentin që ne nuk kemi një dialog të shëndetshëm politik, e ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Andoni: Koncepti që kanë futur tani i mosbindjes civile tregon qartë edhe paqartësinë e tyre. Mosbindja civile është kur ti nuk I bindesh institucioneve.

Krizat tek ne i krijojnë personazhet dhe nuk i krijojnë realisht partitë dhe prandaj edhe demokracia jonë është e dobët. Po të ishin kriza mirëfilli ato do na ushqenin.

Përfundojnë sepse marrëveshjet tek partitë tona janë marrëveshje domenësh të individëëve të cilët i kryesojnë partitë.

Këtu po na përgatisin për hyrjen në BE, sepse pot a shikoni me kujdes historinë e vëndeve të tjera kanë pasur kriza jo të ngjashme me ne por kriza të strukturave të tjera dhe kriza që individë i zakonshëm mendon: E meritojmë ne të jemi në BE apo jo?

Dmth shqiptarët kanë nevojë për një shtet bazik, një shtet që të respektojë institucionet e pavarura, që nuk është rasti fare i zotit Rama dhe të një ekzketuivi që të respektojë pushtetet e tjera.

Kjo nuk po ndodh dhe shqetësimi më i madh për njerëzit është se edhe mënyra si po sillet opozita edhe ata tregojnë që nuk i kanë shumë qejf institucionet e pavarura.