FOTO-LAJMI/ Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Durrës, plagosen shoferët

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën dytësore Durrës-Xhafzotaj, në afërsi të një karburanti.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e automjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prerja e rrugës një prej automjeteve ndaj tjetrit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.