Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.

Gjatë fjalës së tij, Erdogani theksoi se’ Xhamia e Namazgjasë është një dhuratë Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri’. Ndër të tjera presidenti turk falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, të cilin e quajti mik.

Erdogan: Përsëri sot së bashku me mikun tim të dashur, zotin Rama, do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falenderoj gjithë ata që kontribuan në këtë proces. Xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit. Me këto mendime dua të falenderoj kryeministrin Rama për mikpritjen e sinqertë. Këto hapa do të hedhim edhe për turizmin, vendimet që kemi marrë, do të jenë të dobishme për të dyja vendet tona.