Nikoll Lesi i thotë “të gjitha”: Me Berishën në krye, PD nuk fiton kurrë! Para Krishtlindjes do ketë arrestim të madh

Në një intervistë për “Të Pashoq” me Edjona Dervishin, gazetari i njohur Nikoll Lesi komenton situatën brenda opozitës.

Duke folur për PD-në, Lesi thotë se brenda saj është zgjedhur kohë më parë një emër përbashkues i demokratëve si kandidat për Kryeministër për 2025, pavarësisht se Kryetar partie do të qëndronte Sali Berisha.

Bëhet fjalë për Tomorr Alizotin, por që është refuzuar dhe nuk është pranuar nga vet kryetari Berisha.

“Ka pasur dhe emra të tjerë për kandidatë për kryeministër. Tomor Alizoti ishte një lloj përbashkimi. Sipas grupit të Gaz Bardhit, nuk kam të drejtë ta them, por nuk e donin doktorin. Të ishte lider i partisë, por jo kandidat për kryeministër. Një emër tjetër që krijonte besim. Sa shkoi te SPAK, doktori doi e tha. Ai e preu menjëherë dhe tha jam kandidat për kryeministër dhe mbylli debatin. Këta dalin bëjnë fushatë me doktorin, futim emrin në listë dhe së paku të jemi deputetë”, tha ai

Lesi thotë se emrat që iu bashkuan Rithemelimit si Bardhi, Gjekmarkaj etj, nuk janë dakord me strategjitë e ndjekura nga Berisha në drejtimin e PD-së, por tashmë është shumë vonë dhe ata thjesht kanë ngecur aty.

Për Lesin, me Berishën në krye, PD nuk fiton kurrë përballë Edi Ramës.

Sipas tij, gabimi fatal strategjik i Berishës është shpallja e vetes si kandidat për Kryeministër në 2025.

Ai thotë se epoka e Berishës ka përfunduar dhe historia që ka bërë në këtë vend, do i shkruhet në librat e historisë dekadat e ardhshme.

“Doli doktori tha do kandidoj për kryeministër. Tani a është doktori për 4 mandate? Ka qenë president, kishte mandatin 2005-2003. Pra dhe Berisha kandidon për madat të katërt. Edhe Rama kërkon mandat të katërt. Nuk ka dallim. Por Berisha duhej të bëtë këtë gjë. E kam thënë disa herë, që nuk duhej të kandidonte për kryeministër. Në mënyrë kategorike se nuk ngjall besim. PD nuk e ka solidare. Por akoma ka demokratë të zhgënjyer nga të dyja palët. Edhe sikur PD të ishte bashkur në 2004 a 2005, që dhe unë isha në një fort me ta dhe kishim bindje që duhej rrëzuar qeveria e Nanos. Sot çfarë besimi ke? Ata janë të kacafytur me njëri-tjetrin. Pa pjesën gri PD nuk vjen në pushet. Sipas analistëve të atyre që bëjnë sondazhe, pjesa gri që është 23-27 për qind. Pjesa gri është ajo që nuk do as Ramë dhe as Berishën.“

“DJEGIA E SELISË SË PS-SË NUK KA NDODHUR AS NË ’97-ën”

Nikoll Lesi i thotë “të gjitha”: Me Berishën në

Gazetari i njohur Nikoll Lesi komenton strategjinë e aksionit opozitar.

Në intervistën me Edjona Dervishin, Lesi ndalet te skenari i protestës së të Hënës, ku e vë theksin tek ajo që ai e quan gafë e madhe e Sali Berishës, djegia e selisë së PS-së.

Lesi kujton se sulmi ndaj selive të partive nuk ka ndodhur as në ’97 dhe është një kod i pashkruar që selitë e partive të mos preken, ndërsa me institucionet e tjera mund ta ndjekësh si strategji, pasi janë episode që i kemi parë edhe gjatë demonstratave në vende të ndryshme, një prej tyre Greqia.

Duke komentuar pjesëmarrjen në protestën e opozitës, Lesi thotë se ishte e pranueshme, por shumë larg asaj që mund të trondisë themelet e pushtetit të Edi Ramës. Për këtë të fundit, Lesi është i bindur që do të fitojë gjithmonë sa kohë të ketë përballë Sali berishën.

Lesi parashikon jo më shumë se 45 mandate për PD-në në 2025, ndërsa për Edi Ramën thotë se mandati i katërt do të jetë i fundit.

KUSH ËSHTË POLITIKANI I NJOHUR QË DO ARRESTOHET PARA KRISHTLINDJES?

Po ashtu, Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të bujshëm ku thotë se para Krishtlindjes do të arrestohet një politikan i nivelit të lartë që do të destabilizojë skenën aktuale politike.

Çfarë note do t’i vinit Altin Dumanit?

Sipas meje ka notën 10 siç mori nga votuesit që u shpall njeri i vitit nga “Koha Jonë”. Si institucion është mes 8 dhe 9. Nuk e vë dorën në zjarr nëse ka prokurorë me ndikim politik. Por në masë dërrmuese ka perceptim publik se më shumë votojnë SPAK se qeverinë, apo median a shoqërinë civile. Ka një perceptim publik, që uroj mos e zhgënjejë. Unë shoh dhe të njerëz që punojnë në shtet dhe kanë fikë të firmosi tendera. Kjo tregon një efekt të kundërt, por që shteti ligjor vendoset me frikë. Që të jem i kujdesshëm të firmos se futem brenda. Më parë thoshte aman më fut te komisioni, tani nuk guxojnë. Tani ka dhe budallenj, por shumica janë të kujdesshëm. SPAK ka një drejtues që është shumë korrekt. Që nuk do t’ia dijë fare për presionin. E njoh personalisht dhe nuk i hyn fare në dhe presioni i mafies apo i politikës.

Nëse u referohemi hetimeve të emrave të njohur, ka bërë SPAK ndonjë gabim? Për shembull te rasti i Berishës. Po fakt flitet për hetime të ish-çiftit Meta-Kryemadhi, nuk po ndodh gjë...

Para Krishtlindjes, nga informacione mediatike do ketë arrestim të madh, por nuk e di emrin. Kështu kam informacione të kryqëzuar. Nuk e thashë majtas a djathtas, pot do tronditë skenë politike?

Do jetë surprizë?

Mos më kërko më tepër.