Ministri Igli Hasani pret në aeroport presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 11:28
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka pritur në aeroport presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.
“Mirësevjen në Tiranë presidenti Erdogan”, ka shkruar Hasani në X.
Presidenti turk do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.