VIDEO/ Begaj largon kamerat shqiptare dhe i "qahet" Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, duhet një ndërtesë tjetër, po i them edhe Edit

Presidenti Bajram Begaj në takimin e parë me Erdogan nuk ka biseduar për marrëdhëniet mes shteteve, por u ankua se ka zyra të vogla. Biseda u zbulua nga regjia e transmetuar nga të dy presidentët, ndërsa pak të dhëna ka nga takimi kokë më kokë. Për transmetimin e pritjes Presidenca shqiptare u kujdes që mediet e huaja të qëndronin në oborrin e selisë së tij ndërsa gazetarët dhe kameramanët shqiptarë u detyruan të lëviznin larg selisë madje përtej bulevardit.

Presidenti Bajram Begaj u kujdes që në pritjen e kreut të Turqisë, Erdogan të kishte pranë vetëm mediet e huaja.

Televizionet shqiptare u lanë përtej bulevardit, ndërsa transmetimin e pamjeve e dha përmes “Facebook”-ut të tij.

Nuk kuptohet shumë nëse i kërkon presidentit të Turqisë të investojë në godinë të re, apo shprehet se i ka kërkuar kryeministrit Rama fondet përkatëse.

Begaj: Zyrat janë shumë të vogla... po nja 600 metra katrorë. Po i them Edit, që kemi nevojë për të, për të ndërtuar një ndërtesë tjetër.

Nuk dihet nëse Presidenca ishte kujdesur të mbante mediet vendase larg për të mos zbuluar detaje, për çështje sigurie apo tjetër.

Por në ceremoninë e pritjes vetëm gazetarët e huaj u vendosën në oborrin e selisë, por pa mundur të fshehë temën e rëndësishme të diskutimit në sallonin e kreut të shtetit shqiptar.

Në muajin shtator në medie u zbulua lajmi se presidenti kishte kërkuar 4 milionë euro shtesë, për ndërtimin e zyrave të reja por edhe për të blerë automjete