PAMJET/ “BLINDOHET” NAMASGJAJA! Snajperistë dhe policë të armatosur për të pritur Erdogan

Sot në Tiranë do të jetë presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan, i cili pritet të përurojë xhaminë e Namazgjasë.

Pak përpara se Erdogan të mbërrijë në Tiranë, janë marrë edhe masat e sigurisë për kreun e shtetit turk.

Siç shihet në pamje, spajperistët janë vendosur në një hotel pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Turqia ka investuar për të ndërtuar Xhaminë e Namazgjasë, e cila ka një kapacitet prej së paku 5000 personash.

Përveç policisë, në terren, ka dhe snajperistë të cilët janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. Gjithashtu në oborrin e sallës së parlamentit janë vendosur të tjera forca policie si dhe një makinë që përdoret për bllokimin e valëve të telefonave me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.

Po ashtu edhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë në terren. Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë. Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e presidentit turk duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi në përfundim të vizitës.

PAMJET/ “BLINDOHET” NAMASGJAJA! Snajperistë dhe policë

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të presidentit turk. Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit janë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese turke. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij do të bëhet grupi i posaçëm i eskortës së tij të sigurisë, mbështetur edhe nga Garda e Republikës dhe RENEA. Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative.