Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikania Gjoni: Moti në ditët në vijim do të jetë…
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 09:17
Sinoptikania Anira Gjoni në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se muaji tetor do të jetë një muaj tipik i vjeshtës, me reshje të shpeshta.
Gjoni u shpreh temperaturat në ditët në vijim do të dojenë relativisht të larta për stinën.
Në fundjavë, tha Gjoni, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


