Inaugurimi i Namasgjasë, denoncimi i gazetarit: Këta janë të gjithë në listën amerikane të “anti-terrorit”. Destabiliteti i vendit kërcënohet nga...
Gazetari Almer Toska i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi vizitën e nesërme të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama pritet të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë në Tiranë.
“Nuk është kërcënimi i Shqipërisë ato molotovët që hidhen atje, por kërcënimi real janë organizatat që financohen nga Turqia dhe vendet arabe këtu që mund të ndikojnë drejtëpërdrejt në destabilitetin e Shqipërisë.
Ky është ndikimi që realisht ka sot Shqipëria.
Institucionet e Anti-Terrorit dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese në këtë vend po i ndjekin këta. Të gjithë ata që janë në një listë.

Ka dy lista sot nga Ambasada Amerikane: Lista e “non-gratave” dhe lista e personave me rrezikshmëri shumë të lartë.
Perosat me rrezikshmëri të lartë janë ata që financojnë Imamët në Shqipëri, pasi imamët kanë rrogë modeste. Po si jetojnë ata? Pra, këta janë të gjithë në listën e Anti-Terrorit. Dhe me rrezikshmëri të lartë janë ata imamë që ndikojnë në zgjedhje.
Unë po bëj një investigim për këtë, por di të them që destabiliteti në Shqipëri nuk do të vijë as nga Greqia e as Serbia, por do të vijë nga këto fryma radikale që financohen sot në Shqipëri.
Është ajo rerzikshmëria më e lartë. Dhe prandaj është sensitive që Ambasada Amerikane ndaj KMSH-së sot.
Është përfshirë politika drejtpërdrejtë në këtë çështje. Politika ka pasur interes drejtpërdrejt duke sulmuar Komunitetin Musliman Shqiptar si institucion të pavarur, duke i mbyllur shkollat. Jemi kthyer në një vend vasal dhe sot kërkojmë të ndikohemi drejtpërdrejt me një shtet që i kemi mbyllur llogaritë këtu e 100 vite përpara.
Ne jemi ndarë nga Perandoria dhe prandaj janë kthyer në një vend autoritar, nuk janë ata për të bërë demokraci", u shpreh gazetari Toska.
NDIQNI DISKUTIMIN PËR INAUGURIMIN E XHAMISË SË NAMASGJASË NË EMISIONIN “ORA E BETIT”


