EMRI+FOTO/ Ky është polici bashkiak që u dhu*nua bar*barisht në Vlorë, shkak dyshohet një gjobë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 22:57
Personi që shihni në foton e mësipërme është polici bashkiak në Vlorë, Bruno Jazaj, i cili u dhunua barbarisht mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, në pavionin e kirurgjisë.. Mësohet se ai ka marrë plagë në kokë dhe në hundë.
Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Deri më tani, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për çështjen në fjalë
